Brock Lesnar – thyen rekord në WWE

Brock Lesnar ka hyrë në histori të WWE.
“The Beast” kishte për tu përballur në finale me Roman Rings, por ky i fundit rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe rripin e mori Lesnar.
Brock tashmë ka thyer rekordin e rekordin e Hulk Hogan, për distancën më të largët ndermjet dy titujve të fituar.
Amerikani, titullin e fundit e kishte fituar në vitin 2002, distancë gati 20 vjeçare.
Ndërsa, Hulk kishte dalë kampion në vitet 1984 dhe 2002 – pra 18-të vite distancë.
Në vendin e tretë të kësaj statistike është Bob Backlund, diferenca e të cilit qëndron në 16 vjet, nëntë muaj dhe tre ditë.
44 vjeçari është një nga fytyrat kryesore në këtë sport – viteve të fundit.
Lesnar ka një audiencë mjaftë të madhe nga e cila pëlqejet, ani pse ka pasur hyrje dhe dalje kohë pas kohe.
E veçanta e tij është se ai ka më të kaluarën ka marrë pjesë edhe në UFC dhe sukseset nuk i kishin munguar.
Ai ishte kurorezuar me titullin e kampionit të peshave të rënda të në UFC – në vitin 2008. /Shqip.com