Tërmet në Greqi – dridhje edhe në Kosovë e Maqedoni të Veriut
Publikuar:
(09.01.2022 23:03:52)

Një lëkundje tërmeti është dëgjuar para pak çastesh në Kosovë.
Por, me ritëm dhe fuqi shumë më të madhe është ndjerë në Maqedoninë e Veriut.
Sipas informacioneve të para të mediave, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter.
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë rreth 130 km në jug të Shkupit, në Greqi.
Saktësisht, tërmeti ka goditur pjesën veriore të qytetit Florina në Greqi.
Informacionet e fundit në mediat greke janë se kishte dy dridhje dhe jo vetëm një.
E para ishte me 5.4 Rihter tri kilometra në perëndim të Florinas, me pikë të thellësisë 10 kilometra, derisa 10 minuta më vonë, rreth orës 23:53 me kohën lokale, një tjetër termet me 4.1 shkallë të Rihterit ka goditur të njëjtën zonë.

Te dhenat per dy dridhjet