Interi – lider në Serie A

Kampionët janë rikthyer në krye të Series A.
Interi ka mposhtur Lazion me rezultat 2-1, për të arkëtuar tre pikë të arta.
Goli i parë në këtë takim u shënua pas 30 minutave lojë.
Ishte qendërmbrojtësi Italian, Alesandro Bastoni që e tundi rrjetën.
Paraprakisht, zikaltërit kishin shënuar edhe me Lautaro Martinez, por u anulua nga VAR-i.
Gëzimi i skuadrës vendase zgjati vetëm pesë minuta.
Ciro Immobile e barazoi rezultatin dhe e dëshmoi edhe një herë formën e lartë nëpër të cilën po kalon në këtë sezonë.
Ai është autor i 16-të golave në Serie A – në këtë kampionat – askush nuk ka më shumë.
Shifrat ishin të barabarta deri në minutën e 67-të.
Milan Skriniar shënoi për 2-1 dhe festa shpërtheu në taborin e vendasve.
Pas kësaj fitore, Interi kthehet në krye të Series A, me 49 pikë të grumbulluara – ani pse kanë një ndeshje më pak të zhvilluar se Milani.
Në anën tjetër, Lazio nuk po kalon aspak momente të mira.
Ekipi i udhëhequr nga Maurzio Sarri gjendet në vendin e tetë dhe për momentin nuk kanë biletë që siguron garat evropiane – në sezonën e ardhshme.
Në këtë takim, për Lazion 90 minuta luajti Thomas Strakosha, 81 minuta u paraqit Elseid Hysaj, kurse Vedat Muriqi e shikoi ndeshjen nga stoli. /Shqip.com