Lajme

Gjakovë: Goditi gruan me grushte dhe me kabllo

Foto ilustruese

Një herë e goditi me grushte dhe kur ato nuk i mjaftuan mori një kabllo dhe filloi ta qëllonte.

Kështu një burrë në Gjakovë e ka torturuar gruan e tij, duke e lënduar fizikisht, derisa ajo ka gjetur mundësinë dhe ka ikur nga shtëpia drejt policisë.

Rasti i fundit i dhunës së ushtruar nga ky person u regjistruar këtë të diel rreth orës 16:00, njofton Policia e Kosovës.

“E ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në përshkrimin që i është bërë rastit në raportin e policisë.

“Viktima ka ikur nga shtëpia”, tregon raporti dhe “është dërguar në tretman mjekësor dhe më pas është intervistuar”.

Punëtori social ka qenë prezent gjatë procedimit të viktimës.

Viktima më pas është dërguar në shtëpi të sigurt.

Policia tashmë është vënë në kërkim të të dyshuarit, i cili me të hetuar se gruaja e ka raportuar në polici, është arratisur.

“Nuk ka qenë e mundur të lokalizohet ende”, tregon policia.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar.