Përfshirja në vrasjen e kryekomisarit Lamaj tek atentati me tritol, kush është Gentjan Bejtja që u plagos të dielën?

Të shtënat me armë zjarri mbi një automjet në Fushë Krujë kanë lënë një të plagosur me armë dhe një të dëmtuar pas daljes së mjetit nga rruga dhe, sipas mediave në Shqipëri, të plagosurit janë persona të njohur për policinë, veçanërisht i plagosuri me armë zjarri.
Ai është Gentian Bejtja, një nga personat e hetuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.
Në shtator 2016, Bejtja i shpëtoi një shpërthimi me lëndë eksplozive në mjetin e tij ku mbeti i plagosur.
Së bashku me Enver Stafukën, Bejtja mori pafajësinë nga Gjykata e Durrësit, për mungesë provash si autorë të vjedhjes së mjetit të përdorur në vrasjen e komisarit në Tiranë në vitin 2013.
15 muaj pas këtij vendimi të Gjykatës dhe 2 vjet pas vrasjes së Lamajt, në shkurt të 2015-s, Stafuka u rrëmbye nga persona të paidentifikuar dhe ngjarja mbeti e pazbardhur.
Lajmi i plotë në Top Channel.