Dortmundi triumfon me rikthim ndaj Frankfurtit

Humbjen e Bayernit e shfrytëzuan në maksimum.
Me shumë mund, Dortmundi ka shënuar fitore minimale 2-3, në udhëtim te Eintacht Frankfurt.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Rafael Santos Borré, pas vetëm 15-të minutave lojë.
I njëjti futbollist shënoi edhe pas nëntë minutave, për të dyfishuar rezultatin.
Përgjigje nga Dortmundi nuk pati në pjesën e parë, por nuk u dorëzuan.
Në minurtën e 71-të, Tolgan Hazard e tundi rrjetën, kurse asistoi Erliing Haaland.
U mendua se ndeshja do të përfundonte me këtë rezultat, por ndodhi e kundërta.
Bellingham shënoi në minutën e 87-të për 2-2 dhe festa shpërtheu te mysafirët.
Kurse, goditjen e fundit Frankfurtit i’a dha Mahmoud Dahoud.
Pas kësaj fitore, skuadra e udhëhequr nga Marco Rose gjendet në vendin e dytë të Bundesligës, me 27 pikë.
Tashmë ka shkurtuar distancën me Bayernin në vetëm gjashtë pikë, duke e bërë edhe më interesante garën për titull.
Deri në fund të kampionatit, kanë mbetur edhe 15-të ndeshje për tu zhvilluar dhe “lufta” do jetë tejet interesante. /Shqip.com