Sport Ndërkombëtar

Insigne “iku” nga Napoli

Lorenzo Insigne

Po e shijon sezonën fundit në Serie A.

Kapiteni po largohet.

Lorenzo Insigne do i ndajë rrugët me Napolin në verën e ardhshme, pasi ka nënshkruar kontratë me Toronton.

Këtë lajm e ka konfirmuar skuadra amerikane, përmes një postimi në Facebook.

“Toronto FC njoftoi sot se anësori ndërkombëtar italian Lorenzo Insigne ka nënshkruar një parakontratë për t’u bashkuar me klubin në një marrëveshje katërvjeçare që do të fillojë më 1 korrik 2022. Ai do të shtohet në listën si një lojtar i caktuar në pritje të marrjes së tij ndërkombëtare”, ka njoftuar Toronto.

Reprezentuesi Italian ishte pjesë e Napolit që nga viti 2011, ndërsa është autor i 89 golave në futbollin elitar të Italisë.

Këtë sezon, ai ka zhvilluar 15-të paraqitje në Serie A, ndërsa ka ndihmuar skuadrën e tij me katër golave dhe pesë asistimeve.

Fakti që ai është  vetëm 30 vjeçar dhe ka vendosur për të një të ardhme të tillë – ka dëshpëruar shumë fansa të futbollit – sidomos napoletanët.

Ai ka kaluar gjithë karrierën e tij si futbollist profesionist te Napoli – përjashtuar huazimet te Foggia, Cabese dhe Pescara.

It Would Be A Real Shame If Napoli's Lorenzo Insigne Moved To Toronto
Lorenzo Insigne

Pozita e titullarit në krahun e majtë të napoletanëve – ka qenë e padiskutueshmë për të – në pesë vitet e fundit.

Ndërsa, në këtë sezonë ai është paraqitur 15-të herë në Serie A, ka shënuar katër gola dhe ka asistuar pesë herë.

Arritja më e madhe në karrierën e tij – mbetet fitimi i Kampionatit Evropian me Italinë në “Euro 2020″. /Shqip.com