Berisha shfaqet me maskë kundër gazit lotsjellës
Publikuar:
(08.01.2022 13:30:00)

Ish-kryeministri, Sali Berisha, është shfaqur me një maskë kundër gaz para në protestën që po mbahet para selisë së Partisë Demokratike në Tiranë, përcjell Shqip.com.
Fillimisht, Berisha ka tentuar që të flasë te shkallët, por që më pas është larguar për në pjesën anësore.
Ndërkaq, Policia e Shtetit ka ndërhyrë në shpërndarjen e mbështetësve të Berishës duke përdorur edhe gaz lotsjellës.
Kurse, më parë, mbështetësit e Berishë sulmuan me mjete të forta dhe shkallë metalike dyert e selisë së PD-së me qëllim hapjen e tyre dhe futjen në brendësi./SHQIP.com