Lajme

Policia mohon se ka hedhur gaz lotsjellës në protestën në Tiranë

Hedhja e gazit lotsjellës në protestë.

Policia e Shtetit ka mohuar se ka hedhur gaz lotsjellës në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë, përcjell Shqip.com.

Përmes njoftimit, Policia ka bërë të ditur se nuk ka hedhur asnjë gjë të kundërligjshme, teksa ka bërë thirrje nga qytetarët distancimin nga dhuna.

“Sqarojmë opinionin publik se asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë dhe u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune apo prishje e rendit dhe sigurisë, pasi do të përballen me forcën e ligjit”, konfirmon policia.

Ndërkaq, mbështetësit e Sali Berishës kanë hedhur gaz lotsjellës gjatë protestës që po mbahet në Tiranë.

Ata po tentojnë që me çekanë dhe një trapan që të thyejnë derën e selisë së Partisë Demokratike e cila është e blinduar.

Kurse, ish-kryeministri ka bërë thirrje për gjakftohtësi nga protestuesit, duke thënë se askush nuk mund t’ua mbyllë atyre dyert e partisë.

“Shtëpia e tyre të shndërrohet në shtëpinë e lirisë. Janë më të vendosur se kurrë të përmbarojnë vendimin e tyre historik. Dyert e shtëpisë nuk mbyllen kurrë për familjarët. I mbyll vetëm pushtuesi, zaptuesi që quhet Lulzim pengu”, tha Berisha.