Pacolli: Kosova duhet të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova duhet të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”, përcjell Shqip.com.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme deklaroi se Kosova duhet të përfshihet në këtë nismë pasi që është realitet që nuk mund ta ndalë askush, sepse ka mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kosova nuk duhet t’i lejojë vetëm të hyjë në ndonjë bllokadë ekonomike ose politike. Kosova duhet të ecë përpara sepse është më e dobishme. Kosova nuk duhet të jetë e përjashtuar askund. Në çdo nismë qoftë evropiane Kosova duhet të jetë pjesë e saj. Ballkani i hapur është nismë pro evropiane. Unë kom insistuar që në rajon të krijohet paradhomë e BE-së ku të gjitha shtete e rajonit të bëhen pjesë e kësaj paradhome.
Ardhja e mini-shengenit dhe e Ballkanit të hapur është e mirëseardhur për Kosovën. Jam pro asaj që Kosova të jetë pjesë e Ballkanit të hapur. Ballkani i Hapur është realitet nuk do të mund ta ndalë as Kosova as Mali i Zi as askush. Kjo do të ecë përpara me ose pa ne sepse ka mbështetje të BE-së dhe Amerikës”, tha ai për EO.
Tutje, Pacolli u shpreh se nuk do të ndalet duke punuar që Kosovës t’i sjellë njohje nga shumë vende të botës.
“Unë nuk ndalem dhe marrë pjesë në samite, do të marrë pjesë edhe në Samtin e Maltës në fund të shkurtit. Dhe do të punoj mirëpo qeverisë i nevojitet koordinimi me njerëz që kanë mundësi dhe kam dëshirën e madhe t’i ndihmojë Kosovës.
Nuk jam ndalur dhe jam nëpër botë dhe flas për Kosovën. Ardhja e këtij delegacioni vjen mbas një takimi që kam pasur me presidentin e këtij shteti në Stamboll dhe Kosova të njihet prej këtij shteti”, shtoi ai./SHQIP.com