Lajme

Borë dhe reshje shiu, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Reshje të dobëta bore.

Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbretërojë mot i ftohët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se më datë 7 dhe 8 janar vendi do të ndikohet nga masa relativisht të ftohta.

“Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu, ndërsa në viset e larta parashihen fjolla bore”.

Parashikimi i motit nga IHMK

“Reshjet parashihen sot dikur vonë dhe gjatë natës. Borë me intensitet të dobët mund të bie edhe në viset e ulëta, kryesisht në qendër dhe në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, por që përgjithësisht nuk parashihen reshje të dendura të asnjërës formë”, thuhet në njoftim.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s./Shqip.com