Rozë

Komentuesi e quan “lop holandeze”, kjo është përgjigja ofenduese e Ronela Hajatit

Ronela Hajati

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’.

Gjatë natës finale në festivalin e RTSH-së, u shpall fituese, duke e lënë në vend të dytë Alban Ramosaj.

Mirëpo, ashtu siç ndodh çdo herë, ka pasur edhe nga ata që kanë dal kundër fitueses.

Nuk janë të rralla rastet kur këngëtarja iu përgjigjet ofendimeve të fansave nëpër komente në rrjetet sociale.

Kështu ka ndodhur edhe në fotografinë e fundit të saj ku ajo shihet e veshur me një palë rroba vjollce.

Njëri nga komentuesit e ka quajtur “lop hollandeze”, artisten, ndërsa kjo ia ka kthyer me të njëjtën monedhë duke e quajtur “gomar shqiptar”./SHQIP.com