Lajme

U godit nga vetura në Mitrovicë, vdes gazetari Hysni Syla

Gazetari Hysni Syla

Gazetari Hysni Syla ka ndërruar jetë të mërkurën, në moshën 71-vjeçare.

Ai është goditur nga një veturë mbrëmjen e së martës në Mitrovicë.

Aksidenti konkretisht ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ahmeti”.

Për Sylën ka shkruar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët kanë shprehur ngushëllime, duke thënë se vlerësojnë lartë kontributin dhe përkushtimin e tij për gazetarinë

“Syla për shumë vite bashkëpunoi me gazetat si Bota Sot dhe Kosova Sot, drejtoi Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë, si dhe për një kohë punoi si zëdhënës i kësaj komune”, thuhet në telegram ngushëllimin e AGK-së.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e vlerëson lartë kontributin dhe përkushtimin që Syla pati për gazetarinë. Njëherësh, u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Hysni Syla”.

Hysni Syla një kohë të gjatë ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune.

Ai në vitin 2012 mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në Mitrovicë.

Po ashtu ka punuar edhe si gazetar si dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë./SHQIP.com