Rozë

Nisin aludimet, Tea rikthehet me Beartin?

Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi

Gjatë viti të kaluar kryetema e mediave rozë ka qenë lidhja dhe më pas ndarja e modelit, Beart Rexhepi me Tea Trifonit.

Dyshja kanë qenë të lidhur për disa muaj, por që u ndanë pas një udhëtimi që kishin me rastin e ditëlindjes së Teas.

Ajo ka publikuar së fundmi një video me kujtimet e saj për vitin 2021 dhe habiti ndjekësit se mes videove të shumta ka vendosur edhe videon e famshme në mes të borës ku konfirmuan edhe lidhjen e shumë përfolur.

Pas kësaj, fansat kanë aluduar që dyshja janë kthyer së bashku, madje kanë pyetur edhe nmë komente atë.

Në lidhje më këtë nuk ka pasur ndonjë reagim nga dyshja.

Ndryshe, Bearti së fundi ka treguar që është duke marrë pjesë në një film në cilësinë e aktorit./SHQIP.com