Lajme

Policia nuk gjen mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nuk është gjetë asgjë e dyshimtë pas alarmit për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, ka deklaruar se në mëngjesin e së mërkurës, kanë pranuar një telefonatë ku një person ka thënë se ka vendosur mjet shpërthyes në stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

“Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.”, ka thënë Ahmeti.

“Rreth orës 08:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë”, deklaroi ajo.

Sipas Ahmetit, në një perimetër të caktuar Policia ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës./Shqip.com