Edhe një fitore për Lakers
Dalëngadalë po i rikthehen rezultateve pozitive.
Los Angeles Lakers kanë shënuar fitore në udhëtim te Sacramemto Kings – me rezultat 114-122.
Edhe në këtë takim, basketbollsti më i dalluar në parket ishte LeBron James, cili shënoi 31 pikë, asistoi pesë herë dhe pati pesë kërcime.
Ndeshje të mirë zhvilloi edhe Malik Monk që regjistroi këto shifra: 24 pikë, katër asistime dhe katër kërcime.
Në anën tjetër, te vendasit, ndeshje të mirë zhvilloi De’Araon Fox.
24 vjeçari realizoi 30 pikë, bëri gjashtë asistime dhe tri kërcime.
Ndeshje të mirë zhvilloi edhe Buddy Hield, që e ndihmoi Sacramenton me 26 pikë, dy asistime dhe gjashtë kërcime.
Përkundër kësaj fitore, Lakers gjenden në vendin e shtatë të Konferencës Perëndimore.
Deri më tani, ky ekip ka arkëtuar 20 fitore, kurse është mposhtur 19-të herë.
Kurse, Kings nuk po kalojnë aspak sezonë të mirë.
Ky ekip gjendet në vendin e dhjetë, teksa është mposhtur 23 herë dhe ka shënuar 16-të fitore./Shqip.com
Tabela në koferencën Perëndimore