IKSHPK bën thirrje që të shmanget konsumimit të mishit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për qytetarët që të kenë kujdes gjatë gatiimit, ruajtjes, shpërndarjes dhe konsumimit të ushqimit, njofton Shqip.com.
Sipas IKSHPK-së qytetarët shumë herë janë ballafaquar me helmim të ushqimit, të cilët për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital.
Nëpërmjet një shkrimi në faqen zyrtare të këtij instituti në Facebook, njoftohen qytetarët t’i shmangen konsumimit të mishit, peshkut, suxhukut, ushqimeve që përmbajnë vezë si dhe ndaj ushqimeve që qëndrojnë jashtë frigoriferit për më shumë se dy orë.
Disa nga ushqimet që duhet ti shmangeni në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së:
Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht!
Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, majonezë, salcat e ndryshme, etj.
Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier!
Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara.
Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.
Konsumoni qumësht të pasterizuar ose të zier.
Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.
Ushqimi i mbetur të ruhet në frigorifer.
Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe nuk duhet të ringrihet!
Duart duhet të lahen:
-para se të filloni të përgatisni ushqimin
-pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet
-pas përdorimit të tualetit
-pasi të pastroni hundën
-pasi të prekni një kafshë
-pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.
MOS HANI USHQIM KUDO!
PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETËN E QYTETARËVE! /SHQIP.com