12 të vdekur dhe 1197 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Publikuar:
(04.01.2022 19:29:23)

Në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 12 pacientë nga Coronavirusi.
Ndërsa, janë shënuar një mijë e 197 raste të reja të infektimeve me COVID-19, përcjell Shqip.com.
Gjithsejt, janë shënuar 7 mijë e 483 teste të realizuara Brenda 24 orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se deri më 31 dhjetor 2021 me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 858.682 persona.
Kurse, me dozën e dytë janë vaksinuar 832.120 qytetarë ndërsa me dozën e tretë të vaksinës janë vaksinuar gjithsej 103.052 qytetarë./Shqip.com