Kampioni i Evropës – po “ik” në Amerikë
Kapiteni po largohet.
“Romancës” mes Napolit dhe Inignes po i vie fundi.
Sipas shumë mediave italiale dhe amerikane, ai veçse ka arritur marrëveshje me Toronton, teksa këtë e ka konfirmuar edhe Fabrizio Romano.
“Lorenzo Insigne nga Napoli në Toronto FC, ja ku shkojmë dhe konfirmojmë! Marrëveshja u pajtua plotësisht, Lorenzo ka pranuar ofertën e Torontos dhe ai do të bashkohet si agjent i lirë në korrik.
Marrëveshja do të nënshkruhet brenda kësaj jave, sipas sipas @DiMarzio. Konfirmohet kontrata pesëvjeçare e gjysmë”, ka shkruar Romano në Facebook.
Fakti që ai është vetëm 30 vjeçar dhe ka vendosur për të një të ardhme të tillë – ka dëshpëruar shumë fansa të futbollit – sidomos napoletanët.
Ai ka kaluar gjithë karrierën e tij si futbollist profesionist te Napoli – përjashtuar huazimet te Foggia, Cabese dhe Pescara.
Pozita e titullarit në krahun e majtë të napoletanëve – ka qenë e padiskutueshmë për të – në pesë vitet e fundit.
Ndërsa, në këtë sezonë ai është paraqitur 15-të herë në Serie A, ka shënuar katër gola dhe ka asistuar pesë herë.
Arritja më e madhe në karrierën e tij – mbetet fitimi i Kampionatit Evropian me Italinë në “Euro 2020″. /Shqip.com