Giacobbe: Homofobia dhe format tjera të diskriminimit me urrejtje s’kanë vend në shoqëri

Nicholas Giacobbe, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha se homofobia dhe format tjera të diskriminimit me urrejtje nuk kanë vend në shoqëritë demokratike, përcjell Shqip.com.
Këto reagime ai i ka bërë pas raportimeve në media lidhur me martesën e vëllait të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me një kanadez.
Përmes një postimi, Giacobbe tha se të gjithë njerëzit kanë përgjegjësi të barabarta për të siguruar që çdo e drejtë themelore e secilit person janë të mbrojtura.
“Homofobia dhe format tjera të diskriminimit urrejtës s’kanë vend në shoqëritë moderne, të shumëllojshme e demokratike. Ne të gjithë ndajmë përgjegjësi të barabarta për të siguruar që çdo e drejtë themelore njerëzore e secilit person janë të mbrojtura dhe të respektuara”, ka shkruar ai./SHQIP.com
Homophobia and other forms of hateful discrimination have no place in modern, diverse, democratic societies. We all share equal responsibility to ensure every person’s fundamental human rights are protected & respected. https://t.co/4UaeRYYrTj
— Chargé d’Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) January 4, 2022