Ambasadori i ri i SHBA-së: Gjithmonë e dija se do të kthehesha në Kosovë

Jeff Hoveiner pasi u konfirmua si Ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, tha se e dinte gjithmonë se do të kthehej në Kosovë, transmeton Shqip.com.
Përmes një postimi në Twitter, Ambasada e Amerikës në Kosovë ka cituar deklaratat e tij të dhëna për “The Bellingham Herald” i cili foli rreth ardhjes së tij në vend.
Ndërkaq, para se të emërohej në rolin e tij të ri si ambasador, Hoveiner shërbeu si zëvendës shef i misionit në Ambasadën e SHBA-së në Ankara, Turqi.
Përveç në Kosovë dhe Turqi, ai ka shërbyer edhe në Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguaj, Peru, Serbi dhe Mal të Zi.
Gjuhët që flet ai janë gjermanishtja, greqishtja, kroatishtja dhe spanjishtja, si dhe ka marrë edhe çmime të shumta e po ashtu edhe nga Qeveria e Kosovës.
Tutje, gjatë intervistës së tij ai ka thënë se ka angazhuar një murator për të “bërë përzgjedhjen e pikturave që do t’i vendosë mureve të shtëpisë dhe ambasadës në Kosovë”.
“Ne kemi investuar shumë në Ballkan. Është në interesin e SHBA-së që Kosova të bëhet një vend i qëndrueshëm, i prosperuar demokratik, siç po bëhet”, ka thënë Hovenier./SHQIP.com
Ambassador designate Hovenier recently spoke to his hometown newspaper, “The Bellingham Herald,” about how he’ll play homage to his Washington (state) roots when he soon arrives in Kosovo. Learn more 👉 https://t.co/PhMdvk2x3e
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) January 4, 2022