Lajme

Ia rrahu vajzën, gjakovari dënoncon dhëndrrin në Polici

Foto e ilustruar

Një prind nga Gjakova ka denoncuar në polici dhëndrrin e tij, pasi ky i fundit dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj vajzës së denoncuesit.

Policia ka njoftuar se forcat e rendit kanë shkuar ndërhyrë me forcë në banesën e të dyshuarit pasi ky i fundit nuk ka qenë bashkëpunues me policinë.

“Mbrëmë rreth orës 20:30 në Gjakovë, një baba kishte raportuar në polici se i dyshuari dhëndri i tij po ushtronte dhunë ndaj vajzës. Pas këtij informacioni policia ka shkuar te banesa ku ishin i dyshuari dhe viktima (çifti bashkëshortor), por policia njofton se i dyshuari nuk e ka hapur derën e banesës”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës

Më tej theksojnë se në vendin e ngjarjes e pranishme ka qenë edhe prokurorja dhe me urdhër të saj, dera është hapur me forcë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe Njësia për Reagim të Shpejtë dhe Prokurorja kujdestare, ku kanë kërkuar nga i dyshuari të hap derën por i njëjti ka refuzuar. Nga dyshimi që i dyshuari mund të bëjë më të keqen, me urdhër të Prokurores është hapur dera me force”, theksohet në njoftim.

I dyshuari është arrestuar dhe sjellë në stacion.

Viktima me katër fëmijët është shoqëruar për intervistim./Shqip.com