Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti në Dibër
Publikuar:
(03.01.2022 13:22:51)

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, përcjell Shqip.com.
Policia ka njoftuar se makina kishte dalë nga rruga dhe për pasojë një person ka vdekur ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar të cilët po vazhdojnë trajtimin ne spital.
“Makina tip “Volkswagen Pasat” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetohet për shkaqet e aksidentit./Shqip.com