Sam McQueen tërhiqet nga futbolli

Sam McQueen i ka ndarë rrugët me futbollin.
Mesfushori i Southamptonit, është detyruar të tërhiqet nga ky sport për shkak të lëndimeve, ani pse është vetëm 26 vjeçar.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë futbollisti – përmes një deklarate për faqen zyrtare të klubit.
“Ky ka qenë një vendim tepër i vështirë për t’u marrë, pasi dua shumë të luaj sërish futboll, por duhet të bëj atë që është e duhura për mua dhe për familjen time.
Shuma e kohës që nuk kam qëndruar në këmbë dhe duke mos vrapuar ka bërë që trupi im të deformohet në një nivel të tillë sa që tani, kur përpiqem të bashkohem në ndonjë pjesë të stërvitjes, vazhdimisht marr këputje të muskujve në zona të caktuara dhe gjuri im nuk është në gjendje të përballojë, kështu që më këshilluan që nuk do të mund të luaja futboll për shumë më gjatë nëse do të arrij të kthehesha në formë”, është shprehur ai.
Mc Queen kishte pësuar lëndim – në gjurin e djathtë, në vitin 2018 – sa ishte në huazim te Middesbrough dhe qe tre vite po përpiqej të rikuperohej. Por, pa sukses.
Për futbollistin në fjalë, falenderim ka shprehur edhe Southamptoni nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka shkruar se “të gjithë në Southampton Football Club do të donin të falenderonin nga zemra Sam për angazhimin dhe përpjekjet e tij të jashtëzakonshme si lojtar i Saints, si dhe për mënyrën se si ai është sjellë jashtë fushës.
Ai do të vazhdojë të ketë mbështetjen tonë dhe do të jetë një shembull i ndritshëm për të gjithë lojtarët e rinj që vijnë nga akademia e klubit”. /Shqip.com