Rangnick: Cavani ka mentalitet të lartë, dua që ai të qëndroj

“El Matador” është synim i shumë skuadrave, por duket që nuk do të ndërrojë ambient.
Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick e dëshiron me çdo kusht Edinson Cavanin në skuadër.
Trajneri gjerman, në një prononcim për mediat angleze ka thënë se e vlerson shumë uruguaianin dhe është pjesë e rëndësishme e skuadrës.
“I thashë që dëshpërimisht dua që ai të qëndrojë dhe të qëndrojë deri në fund të sezonit, dhe ai e di këtë. Ai e di se sa lart e vlerësoj dhe sa shumë e respektoj. Deri më tani, siç e kam njohur, ai ka një mentalitet të lartë.
Ai punon shumë në çdo seancë stërvitore. Ai është një lojtar skuadre gjatë gjithë kohës. Do të ketë lojëra ku ai do të ketë mundësinë e tij për të luajtur, jam i sigurt”, u shpreh “Profesori”.

Cavani ishte i lidhur me një transferim te Barcelona, por nuk ka asgjë zyrtare.
Ani pse 34 vjeçar ai ka qenë fenomenal sa herë që është inkudruar në lojë – duke treguar që mund t’i shërbejë shumë “Djajve të Kuq”.
Viteve të fundit ka pasur probleme të shumta me lëndime, ndërsa edhe rikthimi i Cristiano Ronaldos i ka zvogëluar atij hapësirat e lojës. /Shqip.com