Lajme Ballkan

Vetura godet një 15-vjeçar në Elbasan, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Ilustrim

Një i mitur është lënduar pasi është goditur nga një veturë e cila po qarkullonte në rrugën Gostimë-Mollas.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një drejtuesi i automjetit të markës ‘Opel’ ka aksidentuar një shtetas të mitur.

‘Në rrugën Gostimë-Mollas, fshati Mollas, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin K. Z., 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin e mitur K. H., 15 vjeç, banues në fshatin Mollas, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Ilustrim

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Shqip.com