Fifi: Vitin 2022 e nisa me buzëqeshje
Publikuar:
(01.01.2022 19:12:49)

Artistja e njohur shqiptare, Fifi, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Ajo ka bërë bujë përmes pjesëmarrjes në Big Brother Vip, ku edhe shpalosi shumë të thëna.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka shpërndarë fotosesionin e ri.
Bukuroshja u shfaq me makijazh profesional, derisa tërhoqi vëmendje me pozat e reja.
“2022 mua më nisi me buzëqeshje”, ka shkruar ajo.
Ndërkaq, “Diell” mban titullin prodhimtaria muzikore e fundit, që u pëlqye nga fansat e saj./SHQIP.com