Lajme

Moti për sot në Kosovë

Ilustrim.

Të premten në vend do të mbajë kryesisht mot i vranët dhe me intervale me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përcjell Shqip.com.

Përmes njoftimit, IHK bëri të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin mes 1 deri 2 gradë Celsius, kurse maksimalet parashihet të lëvizin mes 8 deri 12 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./SHQIP.com