Lajme

IKSHPK apel për mospërdorim të mjeteve piroteknike nga qytetarët

Mjetet piroteknike.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë apel nga qytetarët për mospërdorim të mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK bëri të ditur se në bazë të statistikave, minimum 100 persona janë lënduar rëndë e lehtë në çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike.

“Qytetarë të nderuar! Mos luani me mjete piroteknike! Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike! Lëndimet nuk riparohen! Ju lutemi! Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve!”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndryshe, në disa komuna është ndaluar shitja dhe përdorimi i mjeteve piroteknike në vende publike./SHQIP.com