MSh: Planifikoni më herët blerjet për Vitin e Ri me qëllim që të shmangni turmat
Publikuar:
(30.12.2021 10:06:51)

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve që blerjet për Vitin e Ri.
Kjo kërkesë vjen si pasojë për të ju shmangur turmave dhe grumbullimeve, përcjell Shqip.com.
“Planifikoni më herët blerjet me qëllim që të shmangni turmat dhe grumbullimet e panevojshme. Mbrohu nga COVID-19 dhe festo shëndetshëm”, është thënë nga MSh.

Gjithashtu kanë kërkuar që të respektohen masat anti-COVID-19.
“Edhe nëse jeni plotësisht të vaksinuar praktikoni respektimin e masave kundër COVID-19 gjatë sezonës festive dhe gjatë tërë pandemisë”, thuhet në njoftim./Shqip.com