Lajme

Abdixhiku për Veliun: LDK ua mbyll dyert atyre që s’kanë çfarë t’i japin më kësaj partie

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku

”Unë nuk besoj që ne duhet të vazhdojmë dekadën e katërt të LDK-së, me njerëz që s’kanë çfarë i japin LDK-së”.

Kështu është përgjigjur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kur u pyet rreth largimit të ish-nënkryetarit të kësaj partie, Agim Veliu.

Sipas tij, edhe pse Veliu nuk pajtohet me largimin e tij, LDK është duke kaluar nëpër një reformë.

”Pavarësisht veprimeve të pushtetit, ne duhet të ndërtojnë modelin tonë alternativ. Çfarë është LDK e re, e re them në lidershipin që unë përfaqësoj. Një LDK proaktive në mendimin politik, që i njeh gabimet e veta, që hapë dyert për njerëzit e ri, që i promovon figurat më të mira të brendshme që i ka dhe që i mban përgjegjës pushtetin për veprimet e tyre politike që janë në dëm të qytetarëve.

Unë nuk besoj që ne duhet të vazhdojmë dekadën e katërt të LDK-së, me njerëz që s’kanë çfarë i japin LDK-së. Unë i kuptoj njerëzit që s’pajtohen me reformën e LDK-së, por është reformë mbi një platformë. Për këtë platformë kam marrë mbështetjen e LDK-së. Ata që ndihen të udhëtojnë në këtë rrugë janë të mirëseardhur. Por, ata të tjerë s’do të kenë vend dhe s’mund të kenë vend në një udhëtim në të cilin s’kanë besim”, tha Abdixhiku në Klan Kosova./SHQIP.com