Lajme

Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën një 3-vjeçar

Ilustrim

Një aksident me pasojën vdekjen e një fëmije rreth 3-vjeç ka ndodhur pasditen e 27 dhjetorit në aksin Milot -Rubik në Rrugën e Kombit.

Sipas mediave në Shqipëri, në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave është përfshirë nga flakët.

Nga informacionet paraprake janë tre të plagosur. Këta të fundit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

“Në aksin rrugor Milot -Rrëshen, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një i mitur 3- vjeçar, që udhëtonte me prindërit në mjetin tip “Opel” dhe ka marrë dëmtime është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Benz” .

Mjeti tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./SHQIP.com