Vdesin katër shqiptarë në një aksident në Novi Pazar
Publikuar:
(27.12.2021 15:46:20)

Katër shqiptarë raportohet se kanë ndërruar jetë në një aksident tragjik që ka ndodhur më 25 dhjetor në afërsi të Tregut të Mallrave në Novi Pazar.
Aksidenti kishte ndodhur mes tri veturave të cilat janë përplasur kokë më kokë në autostradë, raporton lecanton27.ch, përcjell Shqip.com.
Viktimat janë me inicialet A.I. (21 vjeç), M.H. (23 vjeç), S.D. (22 vjeç) dhe A.U (21 vjeç).

Policia është duke bërë hetimet rreth aksidentit.
Në anën tjetër, raportohet se Novi Pazari ka shpallur ditën e hënë, ditë zie.
Për shkak të kësaj tragjedie, është ndryshuar programi i vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Novi Pazar dhe është anuluar turneu në shkollën fillore “Desanka Maksimoviq”./Shqip.com