Të gjithë ikën, por kapiteni qëndroi

Lewandowski iku, Gotze iku, Gundogan iku, Hummels iku dhe u kthye, por kapiteni nuk ndërroi vend.
Marco Reus – nuk e tradhëtoi asnjëherë, “Signali Iduna Park”, ku respekti për të është në zenit.
“Ju premtoj se kurrë nuk do më shihni me fanellën e Bayern-it, Shumë lojtarë janë bashkuar me Bayern-in sapo kanë marrë një ofertë. Por, kjo nuk do të ndodhë kurrë me mua. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Borussia Dortmund”, ishte premtimi që Marcus Reus i dha fansave të Dortmundit në vitin 2014, kohë kur ishte në kulm të karrierës.
Premtimin e mbajti, paraja nuk e nënshtroi dot.

Tashmë, me 32 vite në supe dhe me shiritin e kapitenin në krahë, Reus është larg nga versioni më i mirë, por prezenca e tij në fushën e gjelbër peshon rëndë.
I lindur në Dortmund – Gjermania Perëndimore, më 31 maj 1989, si fëmijë Marcus ishte i pasionuar për futbollin.
Duke parë dashurinë e tij të jashtëzakonshme për këtë sport, prindërit e Reus e ndihmuan atë të stërviste me klube të ndryshme futbolli në lagje kur ai ishte vetëm 4 vjeç.
Ai filloi karrierën e tij në klub me “Post SV Dortmund” ku talenti i tij i madh u pa menjëherë, dhe kjo bëri që prindërit e tij ta regjistronin atë në “Borussia Dortmund”.

Gjermani vazhdoi të luante për Borussia Dortmund derisa vendosi të largohej për ekipin nën 19 vjeç i Rot
Weiss Ahlen, i cili ishte klubi i tij i parë profesional i futbollit për seniorë, në verën e vitit 2006.
Marco luajti te Rot Weiss Ahlen deri në vitin 2009.
Menjëherë në vitin pasues, Reus ishte në gjendje të hynte në ekipin e parë të Ahlen, i cili luante në divizionin e tretë gjerman në atë kohë. Ai u paraqit në 14 ndeshje dhe shënoi dy herë.
Në maj 2009, Marcus nënshkroi një kontratë katër-vjeçare me klubin ‘Bundesliga’ Borussia Mönchengladbach ku edhe shpërtheu si futbollist, dhe morri vëmendjen e ekipeve më të mëdha në botë.
33 gola në 99 paraqitje ishin shifrat që Reis regjistroi me fanellën e këtij ekipi, para se të bënte hapin e madh në karrierë.
Ëndrra e tij e fëmijërisë – që të luante tek Borussia Dortmund u realizua në vitin 2012. Për kartonin e tij, u paguan 17 milionë euro.
Sezoni i tij debutues me fanellën e Dotmundit, ishte diçka madhështore, pasi atë vit, ata shkuan deri në finalen e Ligës së Kampionëve ku u mposhtën nga Bayern Munchen.
Por, përkundër humbjes së veshgjatës, paraqitjet fenomenale të tij nuk mbetën nën hije, dhe u shpall futbollisti më i mirë i vitit në Gjermani.
Teksa po rritej dita-ditës edhe më shumë si futbollist, dhe kishte oferta nga klubet më të mëdha në bota, gjërat morën një kahje tjetër për Reus.
Lëndimet e njëpasnjëshme, të cilat vazhdojnë ta shoqërojnë kohë pas kohe edhe në vitin 2021, e lanë atë pa e shijuar gjenialitetin që kishte dhe prishën një histori që mund të kishte qenë shumë më e bukur.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_asset/file/22369478/1306891192.jpg)
Por, përkundër lëndimeve kohë pas kohe, ai shfaq shkëndija të formës së tij të vjetër, teksa një rikthim në binar e pati në vitin 2019, ku u shpall futbollisti më i mirë i vitit në Gjermani.
Respekti dhe dashuria që fansat e Dortmundit e kanë për numrin 11, bëjnë që Signal Iduna Park të oshtijë sa herë që këmbët e Reus të shkelin fushën e gjelbër./Shqip.com