“Premiergola”

Gola, gola dhe vetëm gola.
Në vetëm katër ndeshje të zhvilluara sot në ishull – rrjeta u tund 22 herë.
Siç duket, skuadrat e kishin ruajtur energjinë e tyre që t’i dërfrenin fansat në stadiume në prag të vitit të ri.
Takimi që prodhoi më së shumti gola ishte Manchester City – Leicester City.

Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola doli fituese, por me mund të madh. Pas 90 minutave lojë, ekrani i madh në “Etihad Stadum” tregonte 6-3. Emocione të pafundme.
Pesë herë rrjeta u tund, në takimin ndërmjet Nowrich Cityt dhe Arsenalit.
Londinezët po vazhdojnë të shkëlqejnë dhe Nowrichi ishte “viktima” e radhës për ta.
Saka, Tierny, Partey, Lazazette dhe Smith-Rowe ishin autorët e golave të shënuara në këtë takim.
Me pesë gola të shënuar u mbyll edhe ndeshja tjetër e zhvilluar në Londër, Ëest Ham United – Southampton.
Edhe pse vendasit ishin favorit në letër, në fushën e gjelbër rezultati nuk ishte në favorin e tyre.
Ndërsa, për Southmaptonin për 81 minuta u paraqit sulmuesi shqiptar, Armando Broja.

Takimi me më së paku gola, doli të jetë Tottenham Hottspur-Crystal Palace.
Spurs fituan pastër, 3-0 duke mos i dhënë mundësi kundërshtarve të mendojnë për rezultat pozitiv.
Kane, Moura dhe Son ishin autorët e golave në këtë takim.
Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 18-të xhiro pa u zhvilluar. /Shqip.com