Lajme

Tahiri – Kurtit: Qeveritë janë për të zgjidhur problemet, jo t’i fajësojnë qeveritë e kaluara

Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri
Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, tha se qeveritë janë për zgjidhur problemet e jo për të fajësuar qeveritë e kaluara, përcjell Shqip.com.

Kjo deklaratë e saj erdhi pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka fajësuar qeveritë e kalauar për krizën energjetike.

Lexo edhe:
Kurti fajëson ish-qeveritë për krizën energjetike: Edhe vetë jam i frustruar

“Qeveritë janë për te zgjidhur problemet sepse për këtë punë kanë marrë votat, dhe jo për të fajësuar qeveritë e kaluara”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, Kurti në fjalimin e tij gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, fajësoi ish-qeveritë për krizën energjetike duke thënë se “e kanë lënë Kosovën në terr”.

Tutje, Kurti kritikoi ish-qeveritë për gjendjen në të cilën ndodhet shteti duke thënë se kanë gjetur vendin “të shtrirë përtokë që gjakonte”.

Ish-kryenegociatorja në bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se qeverita janë për të zgjidhur problemet e jo për të fajësuar qeveritë e kaluara./SHQIP.com