Franca regjistron për herë parë mbi 100 mijë raste të reja me COVID-19
Publikuar:
(25.12.2021 21:39:39)
Për herë të parë në Francë, të shtunën rastet pozitive me Coronavirus arritën në gjashtë shifra, transmeton Shqip.com.
Sipas zyrtarëve shëndetësorë francezë janë raportuar 104 mijë e 611 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Numrat rekord për infektimet me Coronavirus në Francë janë duke u raportuar tash e tri ditë radhazi, raporton Reuters.
Këto shifra raportohen para një takimi të hënën, në të cilin presidenti francez, Emmanuel Macron dhe anëtarët kryesorë të qeverisë së tij do të diskutojnë për masat e reja anti-COVID’19./SHQIP.com