Bayern Munchen – e ardhmja e Rapinhas
Në ishull po shkëlqen, por duket që nuk do të qëndrojë gjatë aty.
Sulmuesi i Leeds United, Rapinha është i lidhur me një transferim të mundshëm te Bayern Munchen.
Sipas Goal.com, bavarezët janë afër arritjes së marrëveshjes me brazilianin.
“Ylli i Leeds mund të jetë rrugës për në Gjermani Bayern Munich është afër një marrëveshjeje prej 50 milionë euro (42 milionë £ / 57 milionë dollarë) për të nënshkruar yllin e Leeds, Raphinha këtë janar. 25-vjeçari është bërë një yll i Premier League në Leeds pasi u bashkua nga Rennes në verën e vitit 2020.
Bayern dëshiron që braziliani të ndihmojë në zëvendësimin e Kingsley Coman, i cili mund të largohet pasi bisedimet për rinovimin e kontratës së tij aktualisht janë bllokuar”, ka shkuar Goal.com.

25 vjeçari po kalon në formë jetësore në këtë sezonë, përkundër faktit që Leeds gjendet në vendin e 16-të.
Aftësitë dribluese dhe shpejtësia janë disa nga elementet që e karketerizojnë atë.
Rapinha ka zhvilluar gjithsej 16-të ndeshje në këtë sezonë në Premierligë, ndërsa është autori i tetë golave dhe një asistimi.
Për shkak të paraqitjeve të mira me anglezët, ai është ftuar edhe nga kombëtarja e Brazilit. Me Seleçaon ka zhvilluar pesë ndeshje, ndërsa ka shënuar dy gola dhe ka asistuar dy herë. /Shqip.com