Kulturë

Armëpushimi i Krishtlindjeve të vitit 1914

Pas mesnatës, në mëngjesin e Krishtlindjeve të vitit 1914, shumica e trupave gjermanë të përfshirë në Luftën e Parë Botërore pushojnë së qëlluari me armë dhe fillojnë të këndojnë këngët e Krishtlindjeve.

Në pikat e tjera të luftës, përgjatë fronteve lindore dhe perëndimore, ushtarët e Rusisë, Francës dhe Britanisë kishin dëgjuar muzikë, dhe këngët e gjermanëve.

Në dritën e parë të agimit, shumë nga ushtarët gjermanë dolën nga llogoret e tyre dhe iu afruan linjave aleate duke thirrur “Gëzuar Krishtlindjet” në gjuhët amtare të armiqve të tyre.

Në fillim, ushtarët aleatë kishin frikë se ishte një mashtrim, por duke parë gjermanët të paarmatosur ata u ngjitën nga llogoret e tyre dhe shtrënguan duart me ushtarët e armikut.

Burrat shkëmbyen cigare, ëmbëlsira dhe kënduan këngë. Kishte madje një rast të dokumentuar të ushtarëve nga palët kundërshtare që luanin një lojë futbolli.

I ashtuquajturi armëpushimi i Krishtlindjeve i vitit 1914 erdhi vetëm pesë muaj pas shpërthimit të luftës në Evropë, shkruan History.

Në vitin 1915, konflikti i përgjakshëm i Luftës së Parë Botërore shpërtheu në të gjithë furinë e tij teknologjike dhe koncepti i një armëpushimi tjetër të Krishtlindjeve u bë i paimagjinueshëm.