Deri në katër orë pritje për të hyrë në Kosovë
Deri në katër orë po presin mërgimtarët për të hyrë në territorin e Kosovës mëngjesin e kësaj të shtune, përmes pikave kufitare me Serbinë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga 12 pikë kalimet kufitare, në Merdarë dhe Dheu i Bardhë ka fluks më të madh të qytetarëve që po presin për të hyrë.
Në Merdarë, pritjet e bashkatdhetarëve po shkojnë deri në katër orë, derisa kolona është e gjatë deri në 2 kilometër.
Edhe te Dheu i Bardhë qytetarët po presin për të hyrë në Kosovë për më shumë se dy orë. Në këtë pikë kalimi kufitar kolona raportohet të jetë e gjatë deri në 1 kilometër.
Ndërsa, në Jarinje, pritjet janë deri në dy orë e gjysmë, derisa kolona është e gjatë deri në 1 kilometër e gjysmë.
Gjatë fundvitit rriten radhët në pikë kalimet kufitare pasi një pjesë e mërgimtarëve kthehen për t’i kaluar festat në Kosovë./SHQIP.com
