Drejtori i Policisë raporton sot para Komisionit
Publikuar:
(24.12.2021 08:29:53)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, të premten raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, përcjell Shqip.com.
Raportimi i tij para Komisionit parashihet që të fillojë në orën 09:30, në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq, në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi i raportit me rekomandime për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar.
Po ashtu do të jetë edhe shqyrtimi i draft-planit të performancës i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022./SHQIP.com