Lajme

Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve doli të jetë i rrejshëm

Stacioni i autobusëve

Alarmi se në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë gjendet një bombë, ka rezultuar të jetë i rrejshëm.

Këtë e ka konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si Lajmërim i rrejshëm”, ka thënë Ahmeti për Shqip.com.

Policia e Kosovës

Pasditen e së enjtes rreth orës 14:00 policia kishte pranuar një telefonatë nga një person i cili kishte deklaruar se kishte vendosur eksploziv në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë./Shqip.com