Bali Muharremaj kërkon zgjidhje për reduktimet e energjisë elektrike

Kryetar i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka kërkuar zgjidhjen e duhur për gjendjen me reduktime të energjisë elektrike, përcjell Shqip.com.
Përmes një postimi në Facebook, Muharremaj theksoi se ardhja e mërgimtarëve si dhe festat e fundvitit janë edhe një arsyje shtesë që kjo çështje të rregullohet.
Sipas tij, institucionet duhet që zgjidhjen e kësaj situate ta mendojnë me urgjencë.
“Pa energji elektrike Komuna e Suharekës po edhe e tërë Kosova, do ta ketë të vështirë përballjen me reduktime. Jo vetëm amvisëria por edhe bizneset e kanë të pamundur të funksionojnë, me mungesen e energjisë elektrike.
Ardhja e mërgimtarëve dhe festat e fundvitit, janë edhe një arsyje shtesë që kjo çështje është dashur të mendohet më herët. Institucionet përkatëse duhet ta mendojnë me urgjencë, zgjidhjen e kësaj situate të vështirë. Justifikimi nuk është gjithmonë zgjidhja e duhur, andaj edhe unë si qytetar, por edhe si kryetar komune, kërkoj që ta gjeni zgjidhjen e duhur për qytetarët”, shkroi ai./SHQIP.com