Clipers triumfojnë ndaj Sacramentos
Los Angeles Clipers ka shënuar fitore ndaj Sacramento Kings, me rezultat 105-189.
Skuadra vendase ishte më kërkuese që nga fillimi i takimit dhe në fund ia arritën qëllimit kryesor.
Në këtë takim, basketbollisti më i dalluar në parket ishte Eric Bledsoe.
32 vjeçari shënoi 19-të pikë, asistoi shtatë herë dhe bëri gjashtë kërcime.
Paraqitje të mirë pati edhe Paul George, i cili regjistroi këto statistika: 17-të pikë, gjashtë asistime dhe katër kërcime.
Ndërsa, te mysafirët, ndeshje të mirë zhvilloi Tyerese Haliburton.
Ai shënoi 22 pikë, 13-të asistime dhe tri asistime.
Clipers janë duke e zhvilluar një sezonë solide – në Konferencën Perëndimore.
Pas 32 ndeshjeve, ata kanë shënuar 17-të fitore dhe 15-të humbje, duke u rënditur në pozitën e pestë.
Në anën tjetër, Kniks po kalojnë në formë aspak të mirë.
Kjo skuadër gjendet në vendin e 13-të të Konferencës Lindore. Deri më tani kanë regjistruar 14-të fitore, ndërsa janë mposhtur 17-të herë.
Të gjitha rezultatet e regjistruara nga kjo gjiro:
Cleveleand Cavaliers 101-111 Boston Celtics.
Orlando Magic 104-98 Atlanta Hawks.
Houston Rockets 106-126 Milwaukee Bucks.
Denver Nuggets 94-108 Oklahoma City Thunder. /Shqip.com