Fifi dhe Graniti ‘nuk ndahen’ nga njëri-tjetri pas daljes nga BBV
Publikuar:
(22.12.2021 17:50:03)

Fifi dhe Graniti ishin dy banorët e Big Brother Vip, që për një periudhë të shkurtër shijuan flirtimet.
Ky i fundit ishte shprehur se nuk mund ta shoh më shumë diçka me këngëtaren, pasi e konsideron si ‘motër’.
Një gjë e tillë e pati revoltuar Fifin, derisa pas daljes duket se gjërat mes dyshes kanë ndryshuar.
Dyshja janë bërë ‘të pandashëm’, teksa shpesh po shihen nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Graniti ishte ai që ka publikuar një fotografi në Instagram, duke shkruar: “Çfarë thua, më mirë këtu apo atje”.
Postimi ka marrë një sërë komentesh, duke aluduar se ata kanë filluar romancën jashtë shtëpisë së famshme./SHQIP.com