Lumbardh Dellova i bashkohet Ballkanit

Arsim Kabashi ka nxjerrë kuletën, duket që nuk do të kursej.
FC Ballkani ka kryer goditjen e parë në prag të afatit kalimtar të janarit.
Skuadra nga Suhareka ka arritur marrëveshje me Lumbardh Dellovën – duke dhënë sinjale që mund të jetë një “merkato e zjarrtë”.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në Facebook.
Ndër të tjera në njoftim kanë shkruar “Klubi i Ballkanit ka kënaqësinë që pas një periudhe të gjatë të negocimeve të prezantojë mbrojtësin, Lumbardh Dellova.
23 vjeçari që u shpall kampion me Prishtinën sezonin e kaluar dhe ishte një nga lojtarët më të dalluar, nga dita e sotme do të mbrojë ngjyrat e ekipit tone”.
Dellova do e djersitë fanelën e “xhebrailave” deri në vitin 2024, pra ka marrëveshje tri vjeçare.

Duke marrë parasysh që në repartin defanziv – suharekasit kanë edhe futbollist tjerë me përvojë si Bajram Jashanica dhe Visar Berisha, atëherë konkurenca për pozitën e titullarit do mjaftë e madhe.
Për shërbimet e futbollistit në fjalë – ishte raportuar se ka pasur interesime edhe nga klubet e tjera të Suprligës, po ai e zgjodhi Ballkanin.
Skuadra nga Suhareka e ka mbyllur sezonën në vendin e tretë, me 33 pikë, dy më pak se Gjilani që është lider.
Të martën, suharekasit i ndanë ndanë rrugët me trajnerin Bekim Isufi dhe një “strateg” i ri pritet të zbarkojë në Therandë – së shpejti. /Shqip.com