Vidal dhe Conte mund të bashkohen përsëri

Te neurazurët duket se do ketë ndryshime.
Arturo Vidal mund të largohet nga Interi.
Mesfushori kilian pëlqehet shumë nga Antonio Conte, i cili është trajner i Tottenhamit dhe një ri-bashkim i dyshes mund të ndodhë.
Sipas “La Tercera”, anglezët kanë mundësi që ta transferojnë qysh në afatin kalimtar të janarit – me parametra zero.
“Në të kaluarën Vidal është kërkuar edhe nga Flamengo, por duket se skuadra angleze mund ta marrë atë me parametra zero – qysh në janar. Conte do të ishte shumë i kënaqur sikur ta merrte sepse sipas tij ai do të shtone shumë eksperiencë dhe vullnet në skuadrën e Premierligës”, shkruan “La Tercera”.

I njëjti medium shkruan se “ndërkohë, Vidal është shumë i gatshëm që të shkojë në Premierligë ku do të gjejë trajnerin dhe shokun e tij të dashur – me të cilin ka bashkëpunuar në Inter dhje Juventus”.
Artruo tashmë është 34 vjeçar, por ende vazhdon të ketë formë të lartë fizike.
Në këtë sezonë, ai ka zhvilluar 11-të paraqitje në Serie A, ndërsa ka regjistruar një gol dhe një asistim.
Pesë ndeshje i ka zhvilluar në Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar një gol./Shqip.com