Sport Ndërkombëtar

Willian: Nuk isha i lumtur te Arsenali, kërkova largimin pas tre muajve

Willian

Në Chelsea ishte një nga sulmuesit kryesorë të skuadrës.

Aty e fitoi dy herë Premierligën, por në Arsenal gjërat nuk shkuan fare mirë për të.

Willian, ka hapur letrat për aventurën e tij te “Gunners”, duke thënë se aty nuk ishte i lumtur dhe kishte shprehur dëshirën për tu larguar aty qysh pas tre muajve.

“Nuk isha i lumtur, kjo është arsyeja pse nuk performova. Nuk dua të hyj në detaje, por nuk isha i lumtur. Kështu që kur mbërrita atje isha i lumtur, që në fillim isha i motivuar, doja të bëja mirë, klub i ri, shokë të rinj, projekte të reja. Pas tre muajsh, i thashë agjentit tim ‘të lutem, dua të shkoj”, u shpreh ai për kanalin e Youtoubes “Five” dhe Rio Ferdniand.

Willian po ashtu shtoi se nuk dëshiron të flet keq për klubin e Arsenalit, pasi ka histori dhe lojtar të mëdhenjë.

Willian to join Corinthians on free transfer, cancels Arsenal contract -  The Short Fuse
Willian – te Arsenali

“Nuk dua të flas keq për klubin sepse është një klub i madh, ka një histori të madhe në futboll, lojtarë të mëdhenj kanë luajtur atje para se të jetë një klub. Klubi i madh – por nuk funksionoi, ishte sigurisht periudha më e vështirë e karrierës sime”, tha braziliani.

33 vjeçari tha se refuzoi shuma të mëdha parash, pasi “për mua, është e padrejtë të qëndrosh në një vend ku nuk dëshiron të qëndrosh vetëm për shkak të parave”.

Ai tashmë është pjesë e klubit nga Brazili, Cortinthas.

Në këtë sezonë – Willian ka zhvilluar nëntë paraqitje, ndërsa nuk ka shënuar asnjë gol./Shqip.com