Bella Hadid shpërndan lojëra për fëmijët në nevojë në New York
Publikuar:
(20.12.2021 11:24:47)
Modelja e njohur, Bella Hadid, ka vendosur që të bëjë një gjest mjaft human ditën e shtunë.
25-vjeçarja zgjodhi që t’i ndihmojë fëmijët në nevojë, duke u dërguar atyre lodra, shkruan Daily Mail.
Ajo është parë në rrugët e New York, derisa në dorë po mbante një paketë të mbushur me gjësende.

Bukuroshja ishte e veshur me një veshje me përmasa më të mëdha, duke mos munguar në paraqitjen e saj edh maska mbrojtëse.
Sa i përket flokëve, Bella i kishte lë lidhura lart kokës, që e bënin të duket mjaft tërheqëse.

Edhe në rrjetin social Instagram, modelja ka publikuar një video derisa shihet duke u përgatitur për të ndihmuar fëmijët./SHQIP.com