Lajme

Aksident trafiku në Banjë të Malishevës, lëndohen dy persona

Ilustrim.

Dy persona janë lënduar si shkak i aksidentit trafik në fshatin Banjë të Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale për Gjakovë, Nysret Gjurkaj, ka deklaruar se aksidenti trafik ka ndodhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë së veturës me kushtet e rrugës.

“Deri tek aksidenti ka ardhur derisa i dyshimti po drejtonte automjetin e tij “Mercedes”, i cili ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugor Malishevë – Dule dhe kur arrin në fshatin Banjë nuk përshtat shpejtësinë e lëvizjes automjetit, ku rruga është me kthesë dhe humb kontrollin mbi automjetin e tij duke dalë nga shiriti i djathtë në të majtë dhe me pjesën ballore e godet automjetin “Alfa Romeo” që po lëvizte në drejtim të kundërt. Si pasojë e aksidentit në të dy automjetet shkaktohen dëme materiale dhe dy të lënduar”, tha ai për Shqip.com.

Policia e Kosovës

Më tej, Gjurkaj ka shtuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Malishevës, ku njëri prej tyre, për shkak të frakturave, është transferuar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

Prokurori i Shtetit ka autorizuar hetuesit t’i zhvillojnë hetimet dhe rasti të dërgohet në procedurë të rregullt./Shqip.com